Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe i Obiliqit, Xhafer Gashi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Katërshja e Komunave kanë arritur një marrëveshje Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm.

Por, Bekim Jasharin, Agim Bahtirin dhe Xhafer Tahirin nuk i kemi parë ndonjëherë më të hareshëm.

Por, duket se të entuziazmuar me këtë marrëveshje mes katër komunave, tre liderët e komunave kanë hedhur valle pas nënshkrimit të kontratës.