Për tre ditë rresht mezi merrte frymë.

Këtë telashe, Albion Vitiajt, ia shkaktoi një copë arre e cila i ngeci në kanalet e frymëmarrjes.

Prindërit e shqetësuar të trevjeçarit kërkuan ndihmën e mjekëve në Istog dhe në Spitalin rajonal të Pejës, por nuk gjetën zgjidhje.

Problemi i vogëlushit u zgjidh në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Atij iu shpëtua jeta të enjten pasi stafi i klinikës së ORL-së arriti t’ia nxjerrë copën e arrës përmes metodës së bronkoskopisë që realizohet vetëm në QKUK.