Resmije Krasniqi është një zë shumë i dashur për të gjithë publikun, shkruan OnAir.
Ajo me këngët e saj që përgjithësisht kanë tematika të dhimbshme, ka marrë afër vete mijëra fansa.
Në projektin e saj ‘Jetimja’ ka paraqitur gjendjen e vajzave se si kanë mbetur pa nënë e pa babë dhe familjarët e tjerë, nga lufta e fundit që ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarje të tilla kanë përjetuar shumë djem e vajza në Kosovë nga kjo ngjarje, andaj kjo këngë prej tematikës së saj do të mbetet përgjithmonë në memorien e shumë personave.
Këngëtarja realizimine e kësaj këngë e ka bërë në bashkëpunim me produksionin VIZIONI LIBONIA./OnAir