Rrëzimi i urës në Genoa të Italisë ka lënë 39 viktima dhe disa të lënduar. Ky rast ka shtyer Italinë që të nisë hetime të detajizuara për të gjetur fajtorin që ka shpier deri te ky aksident tragjik.

Fajtor kryesor në hetimet e para thuhet të jetë mafia e famshme, Cosa Nostra.

Gjatë ndërtimit të saj në vitet 50-60, leja e ndërtimit i ishte dhënë krerëve të Cosa Nostras e cila thuhet se kurrë nuk ka kryer punën si duhet, shkruan Indeksonline.

Cosa Nostra kishte kontraktorët kryesorë dhe nënkontraktorët me të cilët ka bërë shpërlarjen e parave.

Inspektorët e punës në atë kohë gjithmonë kanë qenë të frikësuar e shantazhuar, kështu që vlerësimi i sigurisë së urës është minimizuar.

Çimento i betonit ka qenë shumë i hollë dhe nuk ka garantuar siguri asnjëherë, thuhet në një raport të dalë nga siguria italiane.