Eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Antoni Fauqi ka thënë se zhvillimi vaksinës së Corona virusit po bëhet me shpejtësi të madhe për shkak të situatës urgjente.

Fauqi ka folur në ditën kur Presidenti Amerikan Donald Trump ka mbrojtur edhe një herë përdorimin e pa aprovuar të një ilaqi të Malaries, për trajtimin e Corona virusit.

Nga populli ka hezitim për t’u vaksinuar. Këshilli i Shtëpisë së Bardhë  ka thënë se duhet bërë përpjekje  më të mëdha për ta bindur komunitetin se duhet të vaksionohet.

Kujtojmë se në Amerikë janë të infektuar më shumë se 4 milion me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 150 mijë.