Pretendohet se gjyqtarët e video asistimit (VAR) mund të përdoren në Ligën e Kampionëve nga faza e çerekfinaleve.

ItaSportPress citon një raport të The Times, ku thuhet se krerët e UEFA-s janë të impresionuar nga mënyra se ka funksionuar VAR në Kampionatin Botëror.

Mësohet se një vendim do të merret në fund të shtatorit, ku takimi do të mbahet në javën e ardhshme.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka bërë fushatë për VAR.

Klubi i tij ishte eliminuar nga Real Madridi në çerekfinalet e sezonit të kaluar në dy ndeshje ku kishte shumë kritika