Ata hynë në listën e personave që po na bëjnë krenar gjithandej nëpër botë.
Suksesi dhe fama e futbollistëve shqiptar Taulant dhe Granit Xhakës po vazhdon të rritet, duke e dëshmuar talentin e tyre nëpër botë

Në njërën anë fama profesionale, ndërsa në anën tjetër dy vëllezërit komentohen edhe për jetën personale, konkretisht për bashkëshortet e tyre, bukuroshet tashmë të njohura për publikun, Arbnorën dhe Leonitën.

Sa herë që ato paraqiten publikisht, komentohen për bukurinë dhe stilin e tyre, që janë për tu marrë lakmi. Granit Xhaka ka publikuar në Instagram një imazh, ku shihen dy vëllezërit përkrah bashkëshorteve të tyre.

ë veshur me elegancë që të gjithë, kaq me klas shfaqen ata teksa kanë darkuar.

“Familja e para”, ka shtuar Xhaka në fotografi, duke e treguar edhe njëherë dashurinë dhe respektin që ka ai ndaj familjarëve.