Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka pasur një përplasje me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshin, ku ky i fundit ka kërkuar ta marr fjalën për të debatuar lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.
Por, kryetari Veseli, nuk ja ka dhënë fjalën, pasi që sipas tij ka përunduar pjesa e debatit, shkruan OnAir.
Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes nuk është ndalur së kërkuari që të marr fjalën dhe në këto rrethana i pari i pari i Kuvendit ju ka drejtuar me këto fjalë Kurteshit.
‘O Sami sa zonin e madh e ki…. tash po më vjen keq, kom respekt për Samin, por ndërmend nuk e kom me ia dhënë fjalën pa u ndal. Sami ndalu, se po flet shumë të lutem respekt. Z. Kurteshi, qetësohu pak bre, vetëm pak, a ka mundësi një minutë, më shumë po flet ti se unë në mikrofon. Mos t’ia humbin hijeshinë z.Kurteshi”, ka thënë ai.
Kujtojmë, që zënka të tilla kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pasur shpesh me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./OnAir