E veja e legjendës së boksit Muhammad Aliut, Lonnie, e ka vënë në shitje pasurinë e çiftit që është në Michigan në lumin St. Joseph, rreth 170 kilometra në perëndim të Detroitit.Ali e bleu shtëpinë e Berrien Springs në në vitin 1975 – rreth 10 vjet përpara se të diagnostikohet me sëmundjen e Parkinsonit.

Ai kalonte verën aty dhe një pjesë të mirë të daljes në pension, përpara se sëmundja e tij të bëhej shumë e avancuar.

Shtëpi ka një unazë boksi brenda, dhe është e pajisur plotësisht me sauna e dhoma me avull, ndërsa ka edhe një fushë të basketbolli jashtë.

Pranë palestrës është edhe zyra private e Ali, e cila përmban, mes shërbimeve të tjera, një dhomë postare, një kuzhinë dhe disa zyra të tjera.

Lonnie Ali e vlerëson shtëpinë me një çmim shumë të veçantë – $ 2,895,037 (2.5 milionë euro).

Dy numrat e fundit përfaqësojnë 37 nokautet në karrierën e Ali, raporton Top Ten Real Estate Deals.