“Ndoshta do të luajmë pasi të kemi vdekur” është një ndjenjë që jeton brenda fëmijëve që vuajnë luftën në Siri, tha Dr. Mohammad Khalid Hamza

1. Në vizatim, tek lotët pranë syrit shkruhet “Pse Sirinë?”

2. Fëmija ka shkruar: “Forcat ajore të Asadit”, “Ambulancë”, “Fëmijët e Khan Sheikhoun” dhe “Gjaku i fëmijëve”. Ky vizatim i referohet një sulmi kimik në qytetin e Khan Sheikhoun, ku dhjetra njerëz mbetën të vrarë, duke përfshirë edhe shumë fëmijë.

3. Shkatërrimi i ndërtesave përmes raketave.

4. “Kjo është Siria” shkruhet në fletë. Dr. Hamza, neuropsikolog në Shoqërinë Mjekësore të Sirisë, thotë se fëmijët që ka takuar kanë humbur shpresën.

5. 5.6 milionë sirianë janë larguar nga vendi i tyre, gati më shumë se gjysma e popullsisë. Pavarësisht nga rreziqet e kalimit në Detin Mesdhe duke përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore, qindra e mijëra refugjatë kanë kërkuar azil në Europë.

6. Në vizatim shkruhet “Vendi im”. Më shumë se 118.00 sirianë janë arrestuar e janë zhdukur që nga viti 2011.

7. Sipër shkruhet “Vëllezërit Safa, Zahra, Fatima, Osama dhe Joud”, ndërsa në fund të vizatimit shkruhet “Babai im në 2010; Babai im në 2011; Babai im në 2014”.

8. Myassar, 14 vjeç shkruan në vizatimin e tij: “Unë e përqafova motrën time kur babai na la dy vite më parë. Ne nuk dimë asgjë për të, është kujtimi më i trishtuar”.