Sipas vlerësimeve të indeksit të jetueshmërisë globale të bëra nga njësia Ekonomisë së Intelegjencës, Vjena u emërua qyteti më i mirë për të jetuar teksa Melburni, që më parë e mbante ketë pozitë e humbi ‘kurorën’.

Kjo përzgjedhje është bërë për shkak se kryeqyteti i Austrisë, mbanë numrin më të vogël të kërcënimeve nga sulmet militante dhe ka shkallë tejet të ulët të krimit

Melburni kishte mbajtur pozitën e parë, ne shtatë vitet e kaluara, por kërcënimi i sulmeve militante në Evropën Perëndimore i kishte ‘ndihmuar’ që të deklasohet nga kjo pozitë.

Viena rregullisht kishte qëndruar në majat e këtyre pozitave, së bashku me një numër të madh qytetesh tjera në Austri të cilat ofrojnë standarde tejet të mira të jetesës.

Në anën tjetër Damasku mbanë vendin e fundit, e ndjekur nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka dhe Lagos në Nigeri. Anketa nuk përfshin disa nga kryeqytetet më të rrezikshme në botë, si Bagdadi dhe Kabuli.

“Derisa në disa vitet e fundit qytetet në Evropë u prekën nga përhapja e kërcënimit nga terrorizmit në rajon, i cili ndikoi në rritjen e masave sigurisë, vitin e kaluar është parë një kthim në normalitet”, deklaroi njëri nga anëtarët e EIU.

Vjena ka arritur të zhvendosë Melburnin nga vendi i parë për shkak të rritjes së vlerësimeve për stabilitetin e kryeqytetit austriak.

Ky vend përmban hapësira të mëdha të gjelbëruara, të pasuruara me vende tejet atraktive turistike, teksa njihet për transportin publik shumë të lirë edhe efikas.