Ndeshja Zvicër- Serbi vazhdon të jetë ende shumë e komentuar.
Pas reagimeve lidhur me festimin e golave të Xhakës e Shaqirit me simbolin e shqiponjës, rrjetet sociale janë ‘vërshuar’ me imazhe në të cilat qytetarët shfaqen duke bërë të njëjtin veprim, shkruan lajmi.net. Së fundi, ishte ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ajo e cila ka bërë simbolin e shqiponjës, por në një formë më ndryshe sesa të tjerët.

Ajo kishte provuar aventurën e lëshimit me parashutë, e nga lartësia në të cilën gjendej ajo bëri shqiponjën.

“Ai momenti kur nuk ke frikë, dëshirë, ambicie, uri…Vetëm paqe!”, ka shkruar Çitaku mbi fotografi që ndau me ndjekësit.