Super ylli shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka pritet të jetë titullar në ndeshjen e dytë të Zvicrës në Kampionatin Botëror.Mesfushori i Arsenalit kishte një paraqitje të mirë ndaj Brazilit, në barazimin 1-1 të marrë nga Zvicra.
25-vjeçari iu ka drejtuar ndjekësve të tij duke thënë se janë gati të luftojnë në ndeshjen e radhës për tifozët.“Stërvitja e fundit përfundoi. Tani jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju”, ka shkruar Xhaka.

Ylli nga Kosova pritet të luajë një rol të rëndësishëm në mesfushën e Zvicrës.