Sonte do të zhvillohet dueli i 1/8 së finales në Kampionatin Botëror, ku do të përballen Suedia dhe Zvicra

Para takimit, nuk kanë munguar provokimet. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e mesfushorit nga Kosova.

“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, është shprehur Xhaka.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti shqiptar.