“Intervista e Miescher shumë shpejtë u përhapë në skuadrën e përfaqësueses së Zvicrës. Pas festimit me shqiponjë, Alex erdhi tek ne dhe na siguroi se do të bëjë çdo gjë për të na mbrojtur dhe tre ditë më vonë erdhi kjo deklaratë e tij”.“Nga komentet e tij dëgjova se ai nuk i beson atyre me dy shtetësi të prezantojnë Zvicrën. Kjo direkt ka ndikuar tek unë dhe disa tjerë me dy shtetësi. Mua dhe të tjerëve na tingëlloi se ne nuk shkojmë deri në fund (nuk japim maksimumin) për fanellën e Zvicrës”.“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës, secili prej nesh, sepse e dimë dhe jemi falënderues se çfarë ka bërë Zvicra për ne dhe familjet tona”.

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Breel Embolon në Kamerun, Manuel Akanji në Nigeri dhe Ricardo Rodriguezin në Kili dhe Spanjë”.“Sot Kombëtarja e Zvicrës është me 50 apo 60 për qind me lojtarë me dy shtetësi. Edhe trajneri (Vladimir Petkovic) ka dy shtetësi, ai jep gjakun dhe djersën për përfaqësuesen”.

“Me këto komente të panevojshme Alex Miescher ka shkaktuar shumë habi dhe zhgënjim. Mendoj se Alex ka opinione që vihen në dyshim, nga epoka e gurit, që i shënjestrojnë qytetarët zviceranë me dy shtetësi”, ka thënë Xhaka.