Ylli me prejardhje shqiptare është duke shkëlqyer me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Paraqitjet e tij të mira dhe në veçanti goli i fitores ndaj Serbisë kanë bërë që Shaqiri të marr mbështetje shumë të madhe nga shqiptarët anekënd botës, edhe pse kjo nuk ka munguar asnjëherë.

Së fundmi është vendlindja e tij, fshati Zhegër nga Gjilani që i ka kushtuar një poster yllit të Zvicrës.