Xhabir Zharku ishte i ftuar në emisionin Debat+ i cili transmetohet në RTV Dukagjini

Ai pas arratisjes 6 vjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbaj dënimin me 3 vite burg në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, kishte thënë se është kthyer për ta zhvilluar ekonominë e vendit në Kosovë.

Por ai u deklarua ndryshe në Emisionin Debat+

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndroj në Suedi.