Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mesditë në një parcelë për mbledhjen e hekurishteve në Podujevë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit ndërsa dëshmitarët kanë thënë për KosovaPress se nuk ka të lënduar, ndërsa Policia dhe zjarrfikësit iu kanë përgjigjur menjëherë informatës për ta fikur zjarrin.