Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve në Përfaqësitë Konsullore Diplomatike të Maqedonisë në botë mbetet proces i papërfunduar dhe i paqartë.

Edhe pse në planin për reforma 3-6-9 qëndron qartë se do të zhvillohen konsultime me Presidentin Ivanov i cili është një nga filtrat nëpër të cilat kalon përzgjedhje, as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe as nga Kabineti i Presidentit, për ditë me rradhë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Alsat se si po rrjedhin këto konsultime.