Kombëtarja e Zvicrës është mjaftuar me një barazim ndaj Kosta Rikës në Nizhny Novgorod me rezultat 2-2 për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales së Kampionatit Botëror, ku do të përballet me Suedinë.
Kosta Rika shfaqi karakter ofensiv në fillim duke sulmuar portën zvicerane, e madje ky ekip qëllloi edhe transverzalen.
Në vazhdim të takimit Zvicra mori lojën në dorë dhe një situatë e krijuar në zonë u shfrytëzua nga Blerim Xhemaili i cili realizoi golin e epërsisë për 1-0
Në vazhdim të takimit Zvicra bëri presion dhe i inkuadruari Drmic gjeti golin.

Ai pranoi një top nga Zakaria për të shënuar për 2-1 dhe ajo që u konsiderua fitorja e Zvicrës në këtë duel.
Por, së pari një penalti e anuluar me VAR e një tjetër e vendosur në rastin vijues, bëri që Kosta Rika të barazonte me një penalti të çuditshme në çastet e fundit të takimit.
Zvicra në 1/8-ën e finales përballet me Suedinë (3 korrik, 16:00h), kurse Brazili ndeshet me Meksikën